Scroll
daylight vila
Reth Nesh

REZIDENCA CUCI 1

Rezidenca Cuci 1 është një rezidencë e re banimi moderne dhe ECO-TECH, në një nga zonat më elitare të Tiranës, larg zhurmës dhe kaosit urban,në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Rezidenca ofron 10 vila moderne që shtrihen në 7000 m2 të rrethuara nga infrastrukturë moderne.

WhatsApp Image 2024-03-07 at 12.29.55

REZIDENCA CUCI 2

Rezidenca Cuci 2 e pozicionuar përballë malit piktoresk të Dajtit, është një kompleks prej 16 vilash ekonomike individuale të cilat janë projektuar për të ofruar elegancë thjeshtësi dhe komoditet. Rezidenca Cuci 2 është një përzierje perfekte e sharmin të jetës së qetë suburbane me kërkesat bashkohore edhe të sofistikuara të qytetit. Ajo është simbol i harmonisë së plotë me peisazhin e zonës, ku secila villë është e orientuar shumë mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, me një fushëpamje të gjerë të malit te Dajtit . Afati I përfundimit Qershor 2025.

WhatsApp Image 2024-03-07 at 12.29.55
Screenshot_20240312-105730_Drive

REZIDENCA CUCI 3

Rezidenca Cuci 3 do të jetë një vazhdim i përsosmerisë në ndërtimet tona Eco-Tech ku komoditeti dhe ndërveprimi në komunitet do të jenë parësore. E rrethuar nga drita edhe dielli, e mbeshtjellë nga ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është e projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Në një nga 41 vilat edhe 17 apartamentet tona, ju mund të jetoni jetën e pasur të qytetit larg zhurmës së tij. Afati i Përfundimit Korrik 2026.

RESIDENCA BANIMI PËR STILIN TUAJ TË JETESËS

Nga vendndodhja tek arkitektura, nga materialet tek rifiniturat, nga instalimet tek sistemet, çdo zgjedhje është art. Në Rezidencat tona Cuci 1 , Cuci 2, dhe Cuci 3 asgjë nuk i është lënë rastësisë. Ne kujdesemi për nevojat e klientit në çdo detaj, duke përfshirë madhësinë, apo përbërjen e ambienteve të brendshme, dhe të jashtme. Rezidencat Cuci formëzojnë dëshirat dhe kërkesat e njerëzve, duke i bërë ato të prekshme. Ato ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për të jetuar, punuar dhe shijuar jetën në shtëpi.

ZHGJIDH MË TË MIRËN

portfolio image

Është mirëqenia e njerzve ajo që vendos në lëvizje mendjet tona kreative, na shtyn drejt inovacionit, të bukurës, të thjeshtës dhe prefeksionit. Për ne cilësia e jetës fillon me rehatinë që të jep gjatë gjithë vitit një shtëpi ECO-TECH. Një shtëpi Eco-Tech është tekno-logjikisht e aftë të ulë konsumin energjitik, si dhe të dialogojë me natyrën edhe botën në mënyrën më harmonike të mundëshme. Rezidencat Cuci 1, 2 dhe 3 janë simbol i përsosur i një jete ECO-TECH në Tiranë.

Niveli i konfortit të banesës varet nga disa faktorë, funksionaliteti i ambienteve, temperaturat, përqindja e lagështirës, tipologjia e ngrohjes edhe e ftohjes. Në Rezidencat Cuci ne garantojmë maksimumin e kualitetit dhe të konfortit të ruajtes së temperatuarave dhe eleminimin e problemeve termike. Duke filluar nga oxhaku me dru e deri tek sistemet e teknologjisë së lartë të kondicionimit si dhe ngrohjes elektrike nga dyshemetë me rezistenca tubolare në ambjentet e tualeteve, vilat tona ruajnë temperaturat e nevojshme dimër verë dhe kursim maksimal të energjisë.

portfolio image

Lajme dhe Blog

Një mbrëmje e qetë

Më e mira në arktitekturë dhe interior

Të relaksuar cdo mëngjes