KARAKTERISTIKAT E VILËS
LIVE IN TOUCH WITH TOMORROWKARAKTERISTIKAT E VILËS
LIVE IN TOUCH WITH TOMORROW
KARAKTERISTIKAT E VILËS
Të jetosh në një nga vilat e Rezidencës Cuci nuk ka nevojë të jesh shumë i pasur. Residenca Cuci 2 ofron një mundësi unike për të zotëruar një nga 16 vilat ekonomike individuale të tre tipeve të ndryshme të shtrira në një siperfaqe prej 8400 m2. Sipërfaqja e ndërtimit të vilave tipi A është 281 m2, sipërfaqja e vilave tipi B është 289 m2, sipërfaqa e vilave të tipit C është 217 m2. Ndërsa vilat e tipit A dhe B kanë mundesinë për tu paisur me ashensor individual, vilat e tipit C janë të paisura me bodrume të ajrosura dhe ndricuara nga dritë natyrale.
Çdo vilë është e pozicionuar në një kopsht prej 185 -525 m2. Të gjitha vilat janë të paisura me 2 poste parkimi. Sipërfaqet e mirëshfrytëzuara edhe organizimi arkitekturor fuknsional e kthen zotërimin i një vile në Rezincën Cuci 2 në investimin tuaj më të zgjuar cili do ti rezistojë kohës.
Fasadat e jashtme janë të mbrojtura prej kapotës termike me polisterol 25kg/m3 dhe trashwsi 10cm, ndërkohë fasadat e katit të dytë dhe të një pjese të katit të tretë janë të veshura me pllaka agrobuktal gjermane. Vetratat dhe dritaret e cdo ambjenti janë të realizuara me alumin termik të cilwsisw së lartë me xham tripleks. Hapsira midis xhamave është e mbushur me gaz sistem i cili siguron rezistencë termike të lartë. Dyshemetë e dhomave dhe ambjenteve lidhwse do të shtrohen me parket inxhinierik ose pllaka gres porcelanat, sipas preferencës së porositesit. Në dyshemetë e tualeteve do të përdoren pllaka cilësore gres porcelanat me koeficient te ulët të thithjes së ujit dhe koeficient të lartë të abrazivitetit. Materialet e pwrdorura tek dyshemetw e ballkoneve dhe verandave kanë koeficient te ulët të thithjes së lagështirës sipas normave europiane për të minimizuar rreshqitjet në prezencë të ujit. Paisjet hidrosanitare do të jenë prej porcelani me ngjyrë të bardhë të cilësisë së lartë duke siguruar lehtësi në mirëmbajtje, rezistencë ndaj shtypjes, kapacitet mbushjeje dhe qëndrushmeri.