Scroll

KARAKTERISTIKAT E VILËS

Residenca Cuci ofron 10 vila moderne me qera të vendosura në një sipërfaqe prej 7000 m2. Sipërfaqja e ndërtimit të secilës vilë është 403.0 m2, dhe ka gjithashtu 50 m2 verandë në katin përdhe dhe 20 m2 pjergolatë në tarracë. Bodrumi prej 169.5m2 është i ajrosur dhe ndricuar nga drita natyrale, e siguruar nga tuneli;Kati përdhe është 105.0m2 dhe ka një verandë 50m2;Kati i parë 115.5 m2 është i rrethuar nga një verandë e gjelbëruar 70m2;

Një papafingo prej 13 m2 të çon në tarracën e bukur të gjelbëruar dhe të shfrytëzueshme prej 100 m2 cila ka një pjergolatë rreth 20m2. Çdo vilë është e pozicionuar në një oborr të gjelbëruar prej 550-600 m2. Gjelbërimi i oborrit, verandave dhe tarracës është projektuar dhe aplikuar nga Sandrini, një kompani e njohur italiane e gjelbërimit. Cuci Residence ka një zonë të shkëlqyer relaksi me një pishinë të jashtme prej 90 m2, një xhakuzi dhe një pishinë për fëmijë.

Në vend të mureve të jashtme tradicional me tulla, është përdorur System +, me mure polis-teroli EPS 16 dhe 18 cm, me rrjeta celiku të galvanizuara, që sigurojnë një eficencë maksimale termike si dhe një koeficent të lartë sigurie ndaj lekundjeve sizmike.Muret e brendeshme, janë realizuar me dopio panele gipsi me mbushje pambuku mineral 10cm, d uke ofruar izolimin akus-tik të nevojshëm. Sistemet kondicionimit me Chiller Daikin Inverter, sigurojnë efikasitet të lartë edhe në ngarkesat e pjeseshme. Altherma RHW për ujin sanitar e kombinuar me panelet diel-lore garantojnë eficencën e nevojshme për ruajtjen e tij. Ngrohje elektrike nga dyshemeja me rezistencat tubolare Raychem, në ambjentet e tualeteve ruajnë temperaturat e nevojshme në dimër. Vetratat e aluminit të serisë Exalco Albio 235 dhe Exalco Albio 109C me xhama dypleks Guardian glass, me rreshqitje, bioclimatike, karakterizohen nga luksi në dizajn. Profilet me forcë të lartë janë ideale për hapje të mëdha, duke siguruar performancë të lartë në izolimin termik e akustik. Vila ka të instaluar sisteme të sigurisë së lartë me akses dhe kontrol. vila ka një oxhak me dru shumë elegant. Ndicimi bashkohor, është realizuar me ndricues “LED” të markave Philips dhe Ideal Lux. Vila është e shtruar me parket druri inxhinjerik.