
KUSH JEMI NE
Një ndërtesë, pasqyron vizionin e ndërtuesit,imazhin e tij dhe imazhi nuk është vetëm pamja; Është gjithçka – kreativitet, përmbajtje, thjeshtësi, funksionalitet . Mbi të gjitha flet për vizionin e një ndërtuesi që e do punën e tij, është krijues dhe ka një qasje artistike të kombinuar me kujdesin për mjedisin dhe qëndrueshmërinë. Z. Teodor Cuci është një emër i njohur shqiptar, në industrinë e ndërtimit. Me një eksperiencë rreth 30 vjeçare në bashkëpunim me ekspertë të njohur shqiptarë dhe të huaj, ka realizuar ndërtime funksionalisht të larmishme. Ekipet e drejtuara nga Inxhinieri Cuci, të përbërë nga arkitektë, inxhinierë ndërtimi, projektues dhe mjeshtër ndërtimi, kanë sjellë në qytetin e Tiranës shumë ndërtesa të arrira arkitekturore, duke ofruar kushte të shkëlqyera jetese dhe pune, duke i kushtuar një kujdes të veçantë ruajtjes së historisë, arkitekturës dhe vlerave të qytetit.
Duke bashkëpunuar me një rrjet të besuar partnerësh, Kompania CUCI ka krijuar sinergjinë e nevojshme për të zhvilluar projekte që i ofrojnë çdo klienti një zgjidhje të përshtatshme që plotësojnë nevojat individuale dhe universale. Rezidencat Cuci janë një tjetër zgjidhje koherente, funksionale, gjithëpërfshirëse për kërkesat e klientëve të ardhshëm. Projektimi, cilësia e produkteve të ndërtimit, menaxhimi i vendit të punimeve, testimi i instalimeve dhe protokollet e dorëzimit, të gjitha së bashku flasin për aftësitë tona krijuese, menaxhuese, ndërtuese, për të ofruar ndërtime që i rezistojnë kohës.